Sugjerojmë:

Si të drejtoni flokët tuaja pa përdorur pjaster

Dëshira juaj është të drejtoni flokët pa i dëmtuar ato?

Neps ju vjen në ndihmë duke ju sugjeruar një maskë me përbërës shumë të thjeshtë dhe ekonomikë.

Hidhini një sy

Ju nevojitet:

  • 2 banane
  • 2 lugë gjelle kos grek
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  • Qëroni bananet dhe i shtypni në një tas. Shtoni kosin, vajin e ullirit dhe mjaltin. I përzieni mirë.
  • Aplikojeni maskën në flokë të thatë.
  • E lini për të paktën 1 orë dhe më pas i shpëlani me ujë të bollshëm dhe me shampo si zakonisht.

Të gjithë këta përbërës kanë elementë specifikë të cilët i ndihmojnë flokët tuaj të qendrojnë të butë, të shëndetshëm dhe të drejta për një kohë të gjatë. Për rezultate më të mira aplikojeni dy herë në javë./neps.al  

Lini një koment