Sugjerojmë:

Si të bëjmë vetë në shtëpi bukë misri

Veshtiresia
Koha gatimit
Sugjerohet për:
Kalori:
1 kg miell misri
700 ml ujë i ngrohtë (jo i nxehtë)
1 lugë gjellë kripë
pak vaj ulliri

Hedhim miellin e misrit në një enë, ku shtojmë edhe vajin e ullirit.

Pastaj shtojmë ujin dalëngadalë dhe kripën, duke përzier me një lugë druri, dalëngadalë, derisa të na krijohet një masë e njëtrajtshme. Duhet të keni parasysh se uji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, preferohet aq sa ta durojë dora.

Lyejmë një tepsi me vaj ulliri, ku hedhim masën e përgatitur të brumit.

E lëmë në furrë për 40 minuta në temperaturë 200 gradë.

Komento