Sugjerojmë:

Si të bëjmë vetë djathë kremoz të tipit philadelphia

Receta e djathit kremoz të bërë në shtëpi është shumë e thjeshtë për t’u realizuar dhe rezultati do të jetë shumë i ngjashëm me atë që blejmë në dyqane. Ideal për të përgatitur cheesecake të shijshme, i shkëlqyer për t’u shoqëruar me crackers e aperitivë, shumë i lehtë në shije, ky djathë do të bëjë për vete gjithë familjen.

Për të ju duhen:

  • 500 ml kos me yndyrë
  • 1 lugë kafeje kripë

Përgatitja:

  1. Merrni një napë ose cohë pambuku, mundësisht të bardhë dhe sistemojeni në një tenxhere duke u kujdesur të mos prekë fundin e saj.
  2. Në një tas bashkoni kosin, kripën dhe shtojeni tek napa.
  3. Kripa ndihmon që kosi të humbasë dhe kullojë gjithë lëngun në fundin e tenxheres.
  4. Lëreni për 24 orë në frigorifer.
  5. Pasi t’i ketë kaluar kjo kohë, mund ta hiqni djathin dhe ta vendosni në një tas me kapak.
  6. Mund të ruhet në frigorifer për dy ditë.

Lini një koment