Kuzhinë

Si gatuhet kuinoa? Ja 3 hapat e thjeshta që duhet të keni parasysh

Ekzistojnë tre lloje të ndryshme të quinoas që ju në thelb mund t’i dalloni nga ngjyra e tyre. Përveç ngjyrës, dallimet midis tre llojeve kryesore janë edhe pak më delikate.

Quinoa e bardhë, quinoa e kuqe, quinoa e zezë dhe quinoa tre ngjyrëshe që është praktikisht një përzierje e të trejave.
Atëherë cila është receta bazë e gatimit të quinoa-s?

Ju duhen: 

  • 1 filxhan çaji me kuinoa
  • 1 gotë e gjysmë me ujë ose lëng pule
  • 1/4 lugë çaji kripë

Në një tenxhere shtoni kuinoan dhe ujin. Shtoni edhe kripë. I vini kapakun dhe e lini në zjarr të ngadaltë për 15 minuta.

Në fund e lini kuinoan 5 minuta të kullojë, pa e hapur kapakun. Më pas merrni një lugë dhe e përzieni kuinoan në mënyrë që të shpërhapet. Përdoreni kuinoan për recetat tuaja ose ruajeni në frigorifer në enë hermetike deri në 5 ditë.

 

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply