Sugjerojmë:

Shufra djathi të zhytura në vaj ulliri dhe susam

Djathë feta
Pak vaj ulliri
Fara susami
Reçel ose mjaltë

1.Prisni djathin në shirita.

2.Kalojini shiritat e djathit në vajin e ullirit e më pas në susam deri sa të vishen plotësisht.

3.I kaloni në tigan me pak vaj ulliri për afërsisht nga 2 minuta nga të dyja anët.

4.Shërbejini si antipastë ose shoqëruese me pak mjaltë ose reçel.

5.Ju bëfshin mirë!

Receta nga Arjonela Qypi/ @kokopisha

Lini një koment