Pavarësisht të gjitha mendimeve që ekzistojnë pastrimi i shtëpisë nuk ka pse të jetë një proces edhe aq i lodhshëm. Përkundrazi, a ka ndjesi më të bukur sesa një vend të papastër ta kthesh në një vend që shkëlqen nga të gjitha anët?
Me siguri mund të keni dëgjuar shumë për uthullën në këtë drejtim Ajo është një mjet i shkëlqyer, për t’i rikthyer shkëlqimin sidomos çezmave të ndryshkura të tualetit.
Mjafton të lagni një pecetë me uthull molle, ta fërkoni sipër tubit të çesmës dhe do të shikoni menjëherë ndryshimin.
Uthulla gjithashtu mund të përdoret për të hequr erën e keqe tek lavamani juaj. Mjafton të krijoni disa kuba akulli me limon e uthull dhe pasi të kenë ngrirë, t’ia shtoni lavamanit. Era e tyre do të pushtojë kuzhinën tuaj.
Makinat larëse të enëve kanë nëvojë herë pas here të pastrohen. E ku ka më mirë dhe lirë sesa me uthull? Tërhiqni raftin e poshtëm të pjatalarës tuaj, kontrolloni zonën e kullimit dhe hiqni pjesë të forta të ushqimit, nëse ka.
Mjafton të vendosni një gotë me uthull e ta ndizni makinën. Në pëfundim do të spërkasni një sasi me sodë buke dhe do e rindizni sërish.
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment