Sugjerojmë:

Sfera të shijshme me rikota e karota

Antipastë e shijshme me prezantim të këndshëm dhe të gjallë, këto sfera prej djathi të freskët e proshute të dekoruara me perime të gjalla janë ideale për t’u servirur në tryezë dhe për të startuar një drekë feste. Janë të shpejta e të thjeshta për t’u përgatitur, nuk kanë nevojë të gatuhen dhe kanë një shije delikate.

Përbërësit:

  • 20 gr djathë grana
  • 100 gr rikota
  • 100 gr proshutë e pjekur
  • 1 karotë
  • Piper
  • Kripë
  • Vaj ulliri
  • 4 gjethe borzilok
  • Disa rrepa për dekor

Përgatitja:

  1. Përgatisni sferat. Në një enë të thellë shtoni proshutën, rikotën, djathin grana të grirë, gjethet e copëtuara të borzilokut të gjitha të grira në mikser, shtoni pak piper dhe kur të keni përftuar një përbërje të butë e homogjene, formoni toptha me duar dhe vendosini mbi një pjatë servirjeje.
  2. Qëroni karotën, rrepat, lajini mirë dhe pritini në shirita të hollë në mënyrë që dekori të jetë i këndshëm.
  3. Servirini sferat me perimet e prera dhe pak vaj ulliri, kripë e piper.

Lini një koment