Sezonin e akullores e deklarojmë të hapur. Si të përgatisim atë me limon në kushte shtëpie

Sezonin e akullores e deklarojmë të hapur. Si të përgatisim atë me limon në kushte shtëpie

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Akullorja me limon është një prej ëmbëlsirave më të kërkuara gjatë verës sepse është freskuese dhe kjo agrume është shumë e çmuar për shëndetin. Perfekte si për fëmijët ashtu dhe të rriturit, akullorja me limon mund të realizohet edhe në shtëpi pa qenë nevoja e një pajisjeje për akullore.

Ingredientët

  • 150 ml lëng limoni
  • Lëkura e grirë e një limoni
  • 150 gr sheqer
  • 200 ml pana
  • 200 ml qumësht

Udhëzimet

1

Merrni një tas që është i përshtatshëm për ngrirje dhe vendoseni në zonën e ngrirjes në frigorifer.

2

Hidhni në mikser lëkurën e grirë të limonit dhe rriheni me sheqerin derisa të krijohet një pluhur i imët.

3

Shtoni qumështin dhe panën në një tenxhere dhe më pas sheqerin e rrahur me lëkurën e limonit.

4

Vendoseni në zjarr dhe lëreni të ziejë duke e trazuar. Pas 5 minutash fikni sobën dhe lëreni të ftohet.

5

Shtrydhni limonin dhe filtrojini lëngun. Shtojani lëngun përzierjes që ndërkohë është ftohur. Përziejeni mirë dhe lëreni në frigorifer për 1 orë.

6

Pastaj përziejeni me lugë druri dhe vendoseni në tasin që keni ngrirë në frigorifer.

7

Vendoseni në ngrirje dhe përziejeni çdo 1 orë, derisa të marrë konsistencën që dëshironi.

Lini një koment