Salmon i pjekur me salcë dhe erëza

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 4 fileto salmon i freskët
  • 8 lugë vaj ulliri
  • 4 lugë kafeje salcë soje
  • 4 lugë lëng portokalli
  • 4 lugë lëng limoni
  • Fara susami
  • Kripë

Udhëzimet

1

si fillim ndezim furrën me 190°C.

2

Në një tas përziejmë vajin, lëngun e limonit, lëngun e portokallit dhe salcën e sojës.

3

Shtojmë pak kripë sipas shijes.

4

Spërkasim me pak kripë filetot, i lyejmë me fara susami duke i ngjeshur mirë ato me dorë që të ngjisin te salmoni.

5

I vëmë filetot në një tavë të lyer me pak vaj ose me letër furre dhe i lyejmë me salcën e mësipërme (lëmë pak salcë për ta shërbyer).

6

E pjekim në furrë për 30 minuta ose më shumë, sipas dëshirës, por varet dhe sa të trasha janë filetot e salmonit.

7

E shërbejmë me pak salcë që përdorëm për ta lyer sipër.

Lini një koment