Sugjerojmë:

Salmon i gatuar me hudhër dhe mjaltë

1/3 lugë mjaltë
1/4 lugë salcë soje
2 lugë çaji lëng limoni
1 lugë çaji piper i kuq
3 lugë çaji vaj ulliri
4 – 6 copa fileto salmon
3 thelpinj hudhër e grirë
1 limon
Piper i zi
Kripë
Majdanoz

1.Në një tas të mesëm, fusim së bashku mjaltin, salcën e sojes, lëng limoni dhe piperin e kuq.

2.Në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare, ngrohim dy lugë vaj.

3.Kur vaji është i nxehtë, shtojmë salmonin, kripën dhe piperin.

4.E gatuajmë salmonin për rreth 6 minuta, duke e kthyer nga të gjtha anët.

5.Në tigan shtojmë hudhrën dhe e lemë për 1 minutë të skuqet me salmonin.

6.Më pas shtojmë përzierjen e mjaltit, limonit dhe salcës.

7.Pasi salmoni dhe përzierja të kenë marrë shijen e njëri – tjetrit e heqim nga nxehtësia.

8.Pjatën e shërbejmë me limon dhe majdanoz.

Lini një koment