Sugjerojmë:

Sallatë pastash ‘alla mexicana’

Sallatë pastash ‘alla mexicana’

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Quhet sallatë pastash Taco dhe është një vakt i këndshëm e i shijshëm për t’u shijuar nga gjithë familja. Salca kremoze e tyre është një shpërthim shijesh meksikane. Një vakt i gatuar në shtëpi i cili na lejon të zgjedhim produkte cilësore, si pasta integrale, avokado të freskëta, etj...

Ingredientët

  • 230 gr pasta pene
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 450 gr mish i grirë gjeli deti
  • 1 qepë mesatare e grirë
  • 400 gr domate të prera
  • 1 kupë salcë kosi
  • 1/3 kupe djathë Chedar
  • 3 lugë çaji erëza Taco (*janë të gatshme në market ose i përgatisni duke përzier piper të kuq djegës, hudhër pluhur, qepë pluhur, rigon, piper të kuq të ëmbël, kumin pluhur, kripë dhe piper të zi)
  • ½ kupe domate qershi të prera më katërsh
  • 1 kupë misër i ëmbël i kulluar
  • 1 avokado e madhe e prerë
  • Një tufë koriandër e grirë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë të kripur, zieni pastat sipas kohës që kërkon paketimi.

2

Ndërkohë, nxehni vajin në një tigan, shtoni mishin e grirë të gjelit të detit dhe përziejeni me një spatul derisa të ndahet mirë.

3

Shtoni qepën e prerë dhe gatuajini për 5 minuta ose derisa mishi të marrë ngjryë kafe dhe qepa të zbutet.

4

Shtoni domatet e grira dhe erëzat e Tacos dhe përziejini mirë.

5

Shtoni aty pastat që keni zier dhe kulluar, shtoni salcën e kosit dhe djathin Chedar. Vazhdoni gatimin në zjarr të ulët derisa djathi të shkrijë.

6

Dekorojeni pjatën me domatet qershi, misër, avokado dhe koriandër.

Lini një koment