Sallatë me quinoa, 2 receta për t’u ndier në formë
Me ardhjen e verës të gjithë duam të ndihemi në formë, të mbajmë larg plakjen dhe të hamë në mënyrë të shëndetshme e të ekuilibruar. Besojini quinoa-s dhe përgatiteni në formë sallate. Më poshtë do të lexoni për dy receta të thjeshta, oreksndjellëse, të lehta dhe mbi të gjitha të thjeshta për t’u realizuar. Të përshtatshme për stinën e pranverës.
Sallata I
Përbërësit:
200 gr quinoa e kuqe
1 avokado
10 bishta karkalecash të mëdhenj
10 domate qershi
Majdanoz
Uthull balsamike
Përgatitja:
Në një tenxhere hidhni një masë quinoa, 2 masa ujë, pak kripë dhe ziejini derisa quinoa të përthithë krejtësisht ujin.
Prisni domatet më dysh dhe vendosini në një tigan me pak vaj ulliri e pak kripë. Kaurdisini pak dhe shtoni bishtat e karkalecave. Gatuajini për 3 minuta. Pasi t’i hiqni nga zjarri, hidhuni një sasi të bollshme majdanozi dhe mbulojini.
Në një tas, bashkoni avokadon me pak vaj, kripë e pak aceton balsamike. Shtoni edhe quinoan e domatet me karkaleca.
Sallata II
Përbërësit:
150 gr quinoa
200 gr djathë tofu
4 lugë vaj ulliri
1 lugë kafeje curry
175 gr ullinj pa bërthamë
180 gr domate të thata
1 limon
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Lani quinoan dhe hidheni në një tenxhere me ujë në raportin 1:2. Prisni të ziejë, lëreni për 10 minuta në zjarr mesatar, hiqeni nga soba dhe lëreni quinoan të fryhet derisa ta ketë absorbuar krejtësisht ujin. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë duke e hedhur në një sitë të imët.
Prisni djathin tofu në kubikë dhe kaurdiseni në një tigan me një lugë vaj ulliri dhe curry.
Në një enë servirjeje, përzieni quinoan me tre lugë vaj ulliri, shtoni ullinjtë dhe domatet e thata të grira, djathin tofu, kripën dhe piperin. Sipas dëshirës suaj, shtoni edhe disa pika limon./neps.al
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment