Sugjerojmë:

Sallatë me panxhar dhe karota të grira. Receta nga Blerina Bombaj

Sallatë me karota dhe panxhar

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 Koha e gatimit: 1

Kjo sallatë që kombinon së bashku panxharin dhe karotat është një kombinim ideal fitokimikatesh antioksiduese. Receta është marrë nga dietologia e njohur Blerina Bombaj. Luani duart dhe futjuni punës amvisa!

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle lëng portokalli
  • 2 lugë kafe lëng limoni
  • 2 lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 3 gram xhinxher të grirë imët
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • 100 gram karota të grira imët

Udhëzimet

1

Në një tas kombinoni lëngun e portokallit, limonit, kripën, vajin dhe xhinxherin. Trazojini mirë derisa të bëhet një salcë e lidhur.

2

Ndajeni salcën në dy pjesë dhe me secilën marinoni veç e veç karotat dhe panxharin.

3

Më pas i vendosni bashkë në një pjatë të thellë sallate, në mënyrë që të dallohet e kuqja e panxharit dhe portokallia e karotave. Në fund i hidhni siper nenexhikun.

4

Nëse keni dëshirë mund t’i shtoni shegë ose rrush të thatë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment