Sugjerojmë:

Sallatë me mish pule dhe perime

Sallatë me mish pule dhe perime

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 Koha e gatimit: 20 minuta

E shëndetshme nga të gjitha anët. Me mish pule dhe perime, kjo është sallata që duhet të shijoni patjetër sot!

Ingredientët

  • 350 gr fileto pule
  • 1 spec i kuq, 1 spec i verdhë
  • 1 kungull të njomë
  • 100 gr kërpudha
  • 10 domate qershi
  • 50 gram rukola dhe radikio
  • 120 gr mozarela
  • Kripë dhe piper i zi
  • Për salcën: ½ lugë çaji mustardë, ½ lugë kafeje sheqer ose mjalë, 2 lugë gjelle lëng limoni, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle uthull balsamike

Udhëzimet

1

Në një pjatancë shtrojmë rukola dhe pak radikio e domatet qershi të prera. Fileton e pulës e marinojmë mirë dhe e skuqim. Më pas e prisni në copa të vogla.

2

Presim perimet në copa mesatare dhe i pjekim në një tigan zgare (specat + kungullin+kërpudhat).

3

Bashkoni perimet me fileton e pulës tek pjatanca. Në fund i shtoni sipër salcën. Koha për ta ngrënë!

Lini një koment