Sugjerojmë:

Sallatë me makarona, domate dhe borzilok

Makarona të shkurtra (orecchiette)
Vaj ulliri ekstra i virgjer
1 thelpi hudhër
1 lugë çaji uthull balsamike
Domate qershi të përgjysmuara
Borzilok
Kripë, Piper i zi

1.Në një tenxhere të madhe me ujë të valuar me kripë futni makaronat orecchiette për të zier sipas udhëzimeve të paketimit të tyre.

2.Pasi të jenë zier, kullojini dhe lerini mënjanë.

3.Në një tas të vogël hidhni së bashku vaj ulliri dhe uthull balsamike, pastaj shtoni kripë dhe piper.

4.Shtoni më pas makaronat, hudhrën dhe domatet dhe përzijini mirë deri sa të marrin përbërësit shijen e njëri – tjetrit.

5.Shtoni dhe borzilokun dhe pasta juaj do të jetë gati për t’u shërbyer.


Lini një koment