Sugjerojmë:

Sallatë me limon e spinaq, një pjatë detox plot vitaminë C

Sallatë me limon e spinaq

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Një pjatë e ushqyeshme dhe e shëndetshme, detoksfikuese dhe plot vitaminë C. Do të ishte një shoqëruese e shkëlqyer e salmonit, por mund të shijohet dhe si pjatë më vete. Me efekte antioksidante dhe detoksifikuese, ja si përgatitet kjo sallatë e shijshme hap pas hapi:

Ingredientët

  • 4 limonë bio (me pjesën e bardhë të ëmbël)
  • 1 kastravec
  • 50 gr spinaq
  • 1 zemër selinoje
  • Pak majdanoz
  • 1 spec i kuq (sipas dëshirës)
  • Vaj ulliri
  • 1 lugë sheqer kane
  • Kripë

Udhëzimet

1

Hiquni lëkurën limonëve, pritini në feta dhe më pas vendosini në një enë me tre lugë ujë dhe një lugë të bollshme me sheqer.

2

Shtoni kastravecin dhe selinonë të prerë në feta shumë të holla, majdanozin dhe spinaqin. Shtoni kripën, specin e kuq dhe pak vaj ulliri. Për ta bërë më të shijshme mund t’i shtoni manaferra ose arra.

Lini një koment