Sugjerojmë:

Sallatë me karota

Sallatë me karota

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 25 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

E freskët dhe e lehtë, kjo pjatë perimesh e shoqëruar me një salcë të këndshme pak të athët është perfekte për të shoqëruar pjatat e mishit ose peshkut. Sallata me karota është e thjeshtë për t’u përgatitur dhe është ideale për të gjitha rastet.

Ingredientët

  • 700 gr karota novele (të vogla)
  • 7 dl verë e bardhë e thatë
  • 2 dl uthull vere e bardhë
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri e.v
  • 2 thelpinj hudhër
  • Pak majdanoz
  • Pak borzilok
  • 2 lugë gjelle mustardë e ëmbël
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Qëroni karotat, lajini dhe pritini në listela të holla. Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe lani tufëzën e majdanozit, kullojeni dhe thajeni, më pas lidheni me një fill kuzhine.

2

Vendosni në zjarr një tenxhere me një litër ujë, shtoni uthullën e bardhë, verën e bardhë të thatë, 2 lugë vaj ulliri e.v, thelpinjtë e hudhrës, tufën e lidhur të majdanozit, sheqerin, pak kripë e piper. Kur uji të marrë valë shtoni karotat dhe ziejini për 10 minuta në zjarr të ulët.

3

Kullojini karotat dhe vendosini në një enë. Ruajeni lëngun që kulluat dhe vendoseni përsëri në zjarr të avullojë. Kur të arrijë në sasinë e një gote, hiqeni nga zjarri.

4

Kur lëngu të jetë ftohur shtoni dy lugë mustardë, përziejini mirë dhe hidheni mbi karotat. Shtoni kripë, piper dhe dy lugë vaj ulliri. Përziejini mirë dhe dekorojeni sallatën me gjethe të copëtuara borziloku.

Lini një koment