Sallatë me avokado, domate e qepë të njoma

Sallatë me avokado, domate e qepë të njoma

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Një sallatë e freskët dhe origjinale perimesh krudo, tipike për periudhën e verës. Është e thjeshtë për t’u përgatitur, gati në 20 minuta dhe s’ka nevojë për pjekie.

Ingredientët

  • 1 thelpi hudhër
  • 2 avokado
  • 1 lime
  • 2 limona
  • 2 domate
  • Pak majdanoz
  • Pak spec djegës
  • 2 qepë të njoma
  • Kripë
  • 40 gr fistikë të qëruar
  • Vaj ulliri e.v

Udhëzimet

1

Prisni avokadot, qërojini, pritini në feta dhe bashkojini me lëngun e gjysme limoni që të mos nxihen.

2

Qepëve të njoma hiquni rrënjët dhe pjesën jeshile, pritini në shirita të hollë për së gjati dhe vendosini në një tas me ujë të ftohtë. Prisni domatet në kubikë 1-2 cm.

3

Merrni fistikët dhe copëtojini me një rrahëse mishi.

4

Prisni lime-n në feta të holla. Prisni specin djegës për së gjati, hiqini farat dhe grijeni imët.

5

Kulloni qepët e vendosura në ujë, thajini dhe vendosini në një tas të madh. Shtoni aty avokadon, domatet, fetat e lime dhe fistikët. Në një kavanoz hidhni 3 lugë vaj ulliri, 1 lugë lëng limoni, hudhrën e grirë dhe kripë. Mbylljani kapakun dhe tundeni fort në mënyrë që të merrni një emulsion homogjen. Shtojani sallatës këtë lëng, spërkateni me specin djegës të grirë, majdanoz të grirë dhe shërbejeni.

Lini një koment