Freskia e selinos kombinohet shumë mirë me shijen e mishit dhe delikatesën e kërpudhave. Sallata me pula, kërpudha e selino është shumë mirë e asimilueshme nga organizmi ynë.
Përbërësit për 4 persona:
600 gram gjoks pule i gatuar
4 kërcej selino
4 lugë kos i plotë
kripë
300 gram kërpudha shampinjon të freskëta
3 lugë majonezë
1 tufë bar qepe
Përgatitja:
Gjoksin e zier ose të pjekur të pulës bëjeni fije-fije. Merrni kërcejt e pastruar të selinos dhe pritini në feta rrethore.
Merrni një tufëz bar qepe dhe priteni. Pastroni shampinjonat. Bashkoni përbërësit në pjatat e servirjes.
Përzieni majonezën, jogurtin, barin e grirë të qepës, kripën dhe piperin. Hidhni pak nga kjo salcë nëpër pjatat e servirjes.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment