Sugjerojmë:

Sa hap e mbyll sytë: Dy mënyra të thjeshta për të gjetur ushqimin tënd të preferuar në Snapfood

Të gjesh ushqimin tënd të preferuar është si të gjesh shpirtin tënd binjak: Nuk do ta humbasësh kurrë! Akoma më mirë madje, sepse ushqimit nuk i mbetet hatri se i ktheve mesazhet me vonesë…

Për këtë arsye Snapfood ua ka bërë më të thjeshtë jetën atyre që dashurojnë ushqimin e mirë, duke i lejuar të krijojnë një listë të personalizuar, me produktet që ata duan më shumë. Ke një pizza të preferuar që nuk të lë kurrë në baltë? Mjafton që të shtypësh ikonën e zemrës në krah të emrit të saj dhe pizza jote e preferuar do të shfaqet menjëherë në listën e produkteve të preferuara, që gjendet në llogarinë tënde në Snapfood, gati për t’u porositur me vetëm pak klikime.

Mënyra tjetër? Porositë e kaluara. Në menunë në fund të ekranit në Snapfood, klikoni mbi “Porositë” dhe aty do të gjeni listën e porosive tuaja të kaluara. Nëse më parë keni shijuar një vakt të mirë me disa produkte dhe doni sërish të njëjtën gjë, nuk ka më nevojë të kërkoni të gjithë produktet një nga një, por mjafton të klikoni mbi butonin “Porosit përsëri”.

Praktikisht, një lojë fëmijësh që ju kursen kohën tuaj të vyer.

Shkarko aplikacionin duke klikuar linkun: https://snapfood.al/download-app

Lini një koment