Sugjerojmë:

Rizoto me karota

Rizoto me karota

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 18 minuta

Rizotoja është një prej atyre pjatave perfekte për çdo rast. Sot do t’ju prezantojmë rizoton me karota, një recetë delikate, por në të njëjtën kohë shumë të shijshme. Ëmbëlsia e karotave theksohet nga shija e djathit të përdorur për kremozitetin e rizotos.

Ingredientët

  • 400 gr oriz për rizoto
  • 380 gr karota
  • 1 l brodo perimesh
  • 150 gr djathë taleggio
  • 70 gr qepë e njomë
  • 40 gr gjalpë
  • Trumë
  • Kripë
  • Piper i zi

Udhëzimet

1

Si fillim vendosim brodon të nxehet. Qërojmë karotat dhe i presim në shirita. Presim dhe qepën e njomë në feta të holla. Në një tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë qepën dhe karotat. Shtojmë një garuzhde brodo dhe e lëmë për 10 minuta duke i shtuar brodo sipas nevojës.

2

Më pas marrim një garuzhde nga perimet e skuqura dhe e shtojmë në mikser. Shtojmë gjithashtu edhe një garuzhde brodo për të formuar një krem.

3

Ndërkohë në tigan shtojmë orizin dhe e përziejmë me pjesën tjetër të perimeve. Pastaj shtojmë brodo gradualisht sipas nevojës. Ndërkohë i heqim koren djathit dhe e presim në kubikë.

4

Frulojmë në mikser perimet dhe brodon që kishim lënë mënjanë në enënë e mikserit. Kur rizotoja të jetë thuajse gati, shtojmë kremin, hedhim kripë dhe e përziejmë.

5

Pasi të jetë zier, e heqim nga zjarri, shtojmë kubikët e djathit dhe i përziejmë. E mbulojmë me një kapak dhe presim dy minuta. Më pas shtojmë trumëz, piper të zi dhe e shërbejmë rizoton ndërsa është ende e nxehtë.

Lini një koment