Sugjerojmë:

Receta për majonezë vegane pa vezë

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
10 minuta
Sugjerohet për:
6 persona
Kalori:
100 ml vaj misri
1 lugë gjelle uthull e bardhë
60 ml qumësht soje
1 majë luge kripë

Në një gotë blenderi, hidhni vajin e misrit, qumështin e sojës, kripën dhe më pas uthullën e bardhë.

Me një blender dore, filloni ta procesoni duke e lëvizur blenderin lart e poshtë.

Majoneza do të marrë një formë kremoze.

Shërbejeni sipas dëshirës dhe pjesën e mbetur mund ta ruani për 3-4 ditë në frigorifer në një enë të mbyllur mirë.

Komento