Receta më “cool” e majit: Pulë me mjaltë, limon e asparagë
Ideatorët e ‘foodie project’, Gnam Box, Riçardo Casiraghi dhe Stefano Paleari kanë sjellë për Vanity Fair Italia recetën më ‘cool’ për muajin maj. Me protagonistë asparagët, që kanë hyrë tek perimet e preferuara të pranverës vitet e fundit, shpejtësia dhe thjeshtësia janë kriteret kryesore të pjatave të tyre. “Mbështetemi tek prakticiteti: një darkë e guar në tepsi është zgjedhja perfekte për ata që vijnë të lodhur nga puna dhe nuk duan të humbasin kohë në kuzhinë”.
Përbërësit:
2 copa gjoks pule të prera më katërsh
500 gr asparagë të vegjël
50 gr mjaltë
50 ml lëng limoni
50 gr bajame
1 lugë salcë soje
1 thelpi hudhër
2 limonë
Trumëz
Manxuranë
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Përgatisni përbërjen e marinimit të pulës duke përzierë mjaltin, lëngun e limonit, salcën e sojës dhe hudhrën e grirë.
Kaloni copat e pulës te marinatura dhe vendosini më pas në një tepsi të lyer me vaj. Mbulojini me feta limon dhe piqini në 200 gradë për 10 minuta.
Spërkatini me bajamet e grira në copa të mëdha dhe piqini edhe për 15 minuta të tjera derisa pula të marrë ngjyrë të artë.
Shërbejeni me pak piper dhe bimë aromatike të freskëta. Mund ta shoqëroni këtë pjatë me oriz.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment