Sugjerojmë:

Receta klasike: Si të përgatisni pandispanjë

6 vezë
170 gr miell
Lëkurë limoni
160 gr sheqer
Kripë

1.Rrihni vezët me sheqer,në një tenxhere të vogël dhe ngrohini derisa të fryhen dhe të bëhen me shkumë.

2.Hiqeni tenxheren nga zjarri, shtoni lëvoren e grirë të limonit dhe vazhdoni ta rrihni derisa të ftohet.

3.Shtoni miellin e situr me kripë dhe miellin e patateve.

4.Përziejini me shumë kujdes që të mos ulni vezën e rrahur, me lëvizje të lehta.

5.Hidheni brumin në tavë të bërë me gjalpë e miell.

6.Piqeni në furrën e nxehur me 160 gradë, nxehtësi që i vjen vetëm nga poshtë, për 40 minuta.

Lini një koment