Receta e Migenës: Supë mishi me verë të bardhë dhe limon
Në rubrikën tonë të përjavshme “Receta ime” njëra prej ndjekseve të Neps.al na ka shkruajtur duke treguar recetën e saj speciale me bazë mishin. Kjo recetë mund të shoqërohet shumë mirë me pilafin, një ushqim mjaft i preferuar gjithashtu nga shqiptarët.
Mëposhtë keni hapat e përgatitjes së recetës së supës së mishit me verë të bardhë dhe limon:
-800 gr mish
-40 gr gjalpë
-1 qepë e vogël
-1/2 gotë verë e bardhë
-Supë
-Lëngu i gjysmë limoni
-1 vezë
-2 lugë majdanoz
-1 lugë miell
1.Në një tigan të lyer me gjalpë skuqni qepën deri sa të bëhet kafe e lehtë.
2.Shtoni copat e mishit dhe lëreni mbi nxehtësi të lartë për disa minuta.
3.Shtoni kripë dhe piper, hidhni pak verë, spërkateni me supë dhe lereni të ziejë mbi nxehtësi të ulët për një orë e gjysmë.
4.Ndërkohë në një tas përzijeni miellin me një filxhan supë dhe në fund të gatimit, shtoni atë në përgatitje.
5.Pasi të jetë zier shtoni lëng limoni dhe pëzijeni mirë.
6.Pasi ta hiqni nga zjarri sherbejeni me majdanoz.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Lini një koment