Sugjerojmë:

Receta e mafisheve që të shkrihen në gojë

120 gr të bardhë veze
250 gr sheqer
1 lugë gjelle lëng limoni
Ngjyrues i kuq

1.Në një enë rrihni të bardhat e vezëve me lëngun e limonit. I trazoni mirë me një rrahës elektrik.
2.Gradualisht shtoni sheqerin. Në fund shtoni ngjyruesin. E përzieni edhe njëherë masën dhe e kaloni në një qese pasticerie.
3.Merrni një tavë dhe shtroni një letër kuzhine.
4.Formoni disa mafishe të vogla. Futini në furrën e parangrohur për 60 minuta në temperaturë 140 gradë.
5.Mafishet janë gati. Shijojini!

Lini një koment