Sugjerojmë:

Brokoli i pjekur me djathë, majonezë dhe tul buke

Përbërësit:

  • 2 gota e gjysmë brokoli
  • 2 vezë
  • 1/2 filxhan çaji bukë (tulin, e copëtuar)
  • 1/4 filxhan çaji qepë (të grira)
  • 1/4 filxhan çaji majonezë
  • 1 filxhan çaji djathë Cheddar
  • 1 lugë çaji lëkurë limoni
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1/4 lugë çaji piper i zi

Përgatitja:

1.Hidheni brokolin në një tenxhere me ujë dhe vendoseni në zjarr të ziejë për rreth 5 minuta.

2.Më pas shpëlajini me ujë të ftohtë.

3.Shtoni vezët dhe bukën e copëtuar në një tas të madh dhe përzijini mirë që të kombinohen plotësisht.
4.Hidhni më pas qepën, majonezën, djathin, lëngun e limonit, pak kripë dhe piper të zi.
5.Shtoni brokolin e gatuar dhe përzijeini mirë të gjithë përbërësit.
6.Mbushni format e kifleve me masën e përgatitur .
7.Vendosini në furrë të piqen për rreth 25 minuta në temperaturën 175 gradë.

Lini një koment