Sugjerojmë:

Qumësht me luleshtrydhe. Nga nesër, ky do të jetë mëngjesi ideal i fëmijëve

Meqë është kohë luleshtrydhesh, një përzierje e tyre me qumësht do të krijonte një lëng të shijshëm, të shëndetshëm e me ngjyrë të bukur. Përgatitet shumë thjesht.

Ju duhen:

  • 300 gr luleshtrydhe
  • 600 ml qumësht
  • 4 lugë sheqer

 

Lani luleshtrydhet, hiquni bishtat dhe hidhini në frulator bashkë me qumështin e sheqerin. Frulojini për disa minuta derisa të merrni një masë si milkshake dhe servireni.

Lini një koment