Qofte me brokoli. Një antipastë e plotë dhe e shëndetshme
Të ushqyeshme, të shëndetshme, qoftet me brokoli janë një zgjedhje e zgjuar për një antipastë të plotë dhe ekonomike. Shoqërohen me një pure patatesh ose sallatë mikse dhe janë perfekte për ata që ndjekin një dietë vegjetariane. Brokoli-t janë të pasura me substanca ushqyese të shëndetshme dhe janë gjithmonë një zgjedhje e mençur në tryezë.
Përbërësit:
2 brokoli
1 thelpi hudhre
Një garuzhde brodo
2 feta bukë
2 vezë
1 dorë djathë i grirë
Arrë moskat
Vaj ulliri e.v
Kripë dhe piper
Përbërësit
Prisni brokolin në copa dhe kalojeni në tigan me pak hudhër e vaj ulliri për 5 minuta, më pas hiqni hudhrën dhe shtoni brodon. Ziejeni në zjarr të ulët për 10 minuta derisa brodoja të përthithet. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të vaket.
Lagni bukën dhe thërrmojeni me gishta. Në një tas, shtoni brokoli-t e gatuara, vezën, djathin, gjysmën e bukës, kripën, piperin dhe arrën moskat të grirë. Përziejini dhe sapo përbërja të rezultojë homogjene formoni toptha në formë qoftesh.
Kalojini qoftet në vezën e rrahur dhe më pas në gjysmën e mbetur të bukës.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment