Nga https://www.neps.al
">admin5 Mars, 2019 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 3 minuta
Që brokoli të jetë i shëndetshëm, plot vitamina dhe i shijshëm duhet gatuar kështu
Brokoli nuk është një ushqim aq i ‘instagramizuar’ sa avokado për shembull, por në terma vlerash, kjo perime nuk ka rivalë. Duke nisur nga kaloritë e pakta (27 përt 100 gramë), që e bëjnë brokolin të domosdoshëm për dietat hipokalorike e deri tek fuqia e tyre antioksidante e pastruese për të kaluar më pas tek raporti i lartë i fibrave e kripërave minerale (kalciumi, hekuri, fosfori, kaliumi), vitamina C, B1 e B2 dhe sulforafan (një substancë që parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene), vetitë e bronkolit janë të panumërta dhe ia vlen të durosh aromën e tyre të pakëndshme gjatë gatimit (e cila mund të evitohet duke shtrydhur një limon në ujin e zierjes), brokoli është i shkëlqyer nëse gatuhet mirë, siç ka shpjeguar Leslie Durso për ‘Today’. Ajo është shefe kuzhine dhe ka zhvilluar një seri pjatash vegane për ‘Four Seasons Hotel Punta Mita’. Por nëse gatuhet në mënyrë të gabuar, sipas saj mund të jetë si mastiç dhe i hidhur. Pra si duhet gatuar brokoli për të mos humbur vlerat e tij, por as shijen? Ja këshillat e Urso për të mësuar të gatuajmë brokolin në avull, të zier, pjekur etj.
Si të ziejmë brokolin?
Vendosni një tenxhere me ujë për të zier. Shtoni brokolin kur uji të fillojë të marrë valë. Vendosini kapakun tenxheres. Ziejeni për 4-5 minuta. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të gatuar brokolin. Lëngun e zierjes mos e hidhni, pasi mund ta përdorni si brodo.
Si të gatuajmë brokolin në nxehtësi të lartë duke e ruajtur krokant?
Vendosi një tenxhere të madhe me ujë për të zier. Ndërsa prisni që ujë të ziejë, përgatisni një enë me ujë të ftohtë dhe akull e mbajeni afër sobës. Kur uji të ziejë, shtojini dy lugë kripë. Shtoni brokolin dhe lëreni për 60-90 sekonda. Hiqni brokoli-n nga uji me një garuzhde me vrima dhe shtojeni në enën me ujë dhe akull. Kur brokoli të jetë ftohur, kullojeni dhe thajeni. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer nëse doni që brokoli të ruajë një ngjyrë jeshile brilante. Është mënyrë perfekte për të përgatitur një sallatë me brokoli e lëng limoni.
Si të gatuajmë brokolin në furrë?
Ngrohni furrën në 200 gradë. Në një tepsi vendosni copat e brokolit me pak vaj ulliri, kripë e piper. Lërini në furrë për 20-30 minuta. Brokoli i pjekur në furrë mund të servilet me një salcë gremolada (e bërë me majdanoz të freskët, hudhër dhe lëkurë të grirë limoni) si dhe me stika pishe të pjekura.
Si të gatuajmë brokoli në mikrovalë?
Vendosini copat e bronkolit në një pjatë të përshtatshme për mikrovalë me tre lugë ujë. Mbulojeni pjatën me kapakun e saj. Gatuajini për 3 minuta në temperaturë maksimale dhe servirini sipas dëshirës suaj.
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment