Sugjerojmë:

Pulë pikante me erëza, spinaq dhe patate të ëmbël

Veshtiresia
e lehtë
Koha gatimit
40 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
445
3 patate të ëmbla
190 gr spinaq
1 lugë vaj ulliri
8 kofsha ose krahë pule
500 ml lëng pule
2 qepë të grira
1 spec i kuq pikant
1 lugë të vogël paprika
pak xhinxher i grirë (opsionale)
400 gr domate
2 kokrra limoni

HAPI 1
Vendosni pataten e ëmbël në një tenxhere të madhe dhe të thellë në zjarr të fortë. Mbulojeni me ujë të vluar dhe ziejeni për 10 minuta. Ndërkohë vendosno të gjithë përbërësit e e tjerë në një procesor ushqimi (blender) dhe përziejini derisa të jenë copëtuar shumë imët. Lërini mënjanë derisa të nevojitet.

HAPI 2
Vendosni spinaqin në një kullesë të madhe në lavaman dhe derdhni mbi të patatet e ëmbla dhe ujin e tyre të zierjes për të kulluar patatet dhe spinaqin në të njëjtën kohë. Lëreni të thahet me avull.

HAPI 3
E kthejmë tenxheren në zjarr (nuk ka nevojë ta lani më parë), më pas shtoni vajin dhe më pas “pastën” e erëzave. Skuqeni pastën për rreth 5 minuta derisa të trashet, më pas shtoni pulën. Skuqini për 8-10 minuta derisa pula të fillojë të marrë ngjyrë. Hidhni sipër lëngun, lëreni të vlojë dhe lëreni të ziejë për 10 minuta, duke e përzier herë pas here.

HAPI 4
Kontrolloni që pula të jetë gatuar duke e prerë në njërën nga kofshët dhe sigurohuni që të jetë e bardhë kudo pa shenja rozë. Shtojini piper të zi, më pas pataten e ëmbël. Lëreni të ziejë edhe për 5 minuta të tjera. Ndërkohë grini spinaqin dhe shtojeni në zierje.

HAPI 5
Shpërndani sipër ushqimit farat e kungullit dhe limonët e konservuar dhe shërbejeni me bukë të ngrohtë.

Komento