Sugjerojmë:

Gatuajmë së bashku tavë me bamje

Veshtiresia
e lehtë
Koha gatimit
25 minuta
Sugjerohet për:
Kalori:
1 kg bamje
300 gr mish viçi tul
4 kokrra domate
1 qepë të madhe
2 karrota
2 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz
vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
pak rigon

Lani bamjet dhe thajini me një letër ose pecetë. Pritini nga bishti dhe vendosini në tavë me pak vaj ulliri. Futini të piqen paraprakisht në furrën e nxehur më parë në 180°.

Ndërkohë përgatisni pjesën tjetër. Pritini domatet dhe vendosini të ziejnë për 5 minuta në ujë të nxehtë. Grini imët qepën, karrotën dhe hudhrën. Vendosini të kaurdisen me pak vaj ulliri.

Prisni tulin e mishi në copa të vogla dhe shtojeni tek qepa. Kaurdisini bashkë për disa minuta. Kriposeni. Hiqini domateve lëkurën dhe shtypini me pirun. Shtojini tek ena ku janë mishi dhe qepa. Perziejini, shtoni majdanoz të grirë imët, pak rigon dhe piper të zi. Ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhen derisa salca të jetë trashur.

Këtë përbërje shtojeni sipër bamjeve. Shtoni dhe 2 gota ujë ose lëng mishi dhe përzijeni me delikatesë që bamjet të mos prishin formën e tyre. Vendoseni përsëri në zjarr, ulni gradacionin në 160° dhe lereni të gatuhen për 20 minuta.

Shërbejeni të ngrohtë.

Komento