Sugjerojmë:

Pulë në tigan që të lëpini gishtat!

1 kg mish pule
350 ml birrë
1 qepë
1 karotë
3-4 thelpinj hudhre
Gjethe dafine
Rozmarinë
Kripë, piper
Vaj ulliri

1.Si fillim lani mishin dhe kullojeni. Hidheni në një tigan me pak vaj ulliri dhe shtoni qepën e karotat e prera hollë.

2.Më pas shtoni hudhrat, kripë, piper e erëza dhe lërini të skuqen për pak.

3.Më pas shtoni birrën për të shuar mishin dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë për rreth 30 min.

4.Hiqeni nga zierja dhe shërbejeni pulën me erëza sipas dëshirës.

Lini një koment