3 speca të përzier, të pastruar nga farat dhe të grirë në copa
2 lugë rozmarinë të grirë imët, plus 4 degëza të vogla
2 thelpinj hudhre të mëdha, të shtypura
3 lugë gjelle vaj ulliri
4 gjokse pule pa lëkurë dhe pa kocka
250 gr domate qershi të pergjysmuara
Ngroheni furrën në 200C. Në një tavë të madhe pjekjeje, hidhni së bashku patëllxhanët, kungujt e njomë dhe specat me gjysmën e rozmarinës së grirë, gjysmën e hudhrës, 2 lugë vaj dhe pak erëza. Përhapni perimet në një shtresë, më pas piqini në furrë për 20 minuta.
Ndërkohë përzieni së bashku pjesën e mbetur të rozmarinës, hudhrën dhe vajin. Prisni secilin nga gjokset e pulës 4-5 herë me një thikë të mprehtë, lyejini me vajin e aromatizuar, kriposini dhe lërini mënjanë për 15 minuta.
Pasi perimet të jenë gatuar për 20 minuta, përzieni domatet. Bëni hapësira në tavë e pjekjes dhe vendosini gjokset e pulës mes perimeve. Mbi çdo gjoks pule vendosni një degë rozmarine. Kthejeni tavën në furrë për 18-20 minuta, derisa mishi i pulës të jetë pjekur dhe perimet të karamelizohen lehtë. Shërbejeni me disa patate të reja, nëse dëshironi.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento