Sugjerojmë:

Pulë e mbushur me portokall dhe arra

Pulë e mbushur me portokall dhe arra

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Fundjava po vjen prandaj nëse po mendoni të gatuani një pulë bëjeni sipas recetës më poshtë. Ajo është e mbushur me portokall, arra, rrush të thatë e shumë përbërës të tjerë që do i japin një shije tjetër tryezës suaj!

Ingredientët

  • 1 pulë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • Lëkura e një portokalli
  • kripë, piper
  • 2-3 lugë gjelle vaj ullir
  • 200 gram mish të grirë
  • 100 gram mëlçi pule
  • 1 qepë
  • 1 mollë
  • 1 filxhan oriz
  • 50 gram arra
  • ½ filxhan rrush të thatë
  • 1 filxhan lëng mishi
  • 5-6 mollë

Udhëzimet

1

Pulën e lyejmë me gjalpë dhe e rregullojmë me kripë, piper dhe lëkurën e portokallit.

2

Në një tigan të thellë hedhim mishin e grirë dhe mëlçitë dhe i kaurdisim së bashku për 3-4 minuta. Më pas shtojmë qepën e grirë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen.

3

Pasi qepa të jetë bërë transparente shtojmë orizin dhe me rradhë përbërësit e tjerë. Në fund shtojmë lëngun e mishit dhe e lemë pak minuta.

4

Vendosim pulën e marinuar në një tavë, vendosim anës pulës mollët të cilat i kemi hapur në qendër me majën e thikës dhe fillojmë mbushim fillimisht pulën dhe më pas mollët.

5

E vendosim të piqet fillimisht të mbuluar në temperaturën 180-200 gradë për 1 orë. Më pas e heqim letrën dhe e lemë për 20-30 minuta të marrë ngjyrë!

Lini një koment