Pufka të mbushura me djathë parmixhano dhe vezë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 170 ml ujë
  • 50 gr gjalpë
  • 120 gr miell
  • Kripë
  • 120 gr djathë parmixhano i grirë
  • 2 vezë

Udhëzimet

1

Ngroheni ujin në një tenxhere në nxehtësi mesatar dhe hidhni brenda tij gjalpin.

2

Përziejini derisa gjalpi të shkrijë.

3

Hiqeni nga zjarri dhe shtojini miellin dhe kripën, përzier bashkë, duke e përzier vazhdimisht me lugë druri.

4

Vendosini sërish në zjarr dhe vazhdoni përzierjen derisa të trashet mirë dhe të shkëputet nga anët dhe fundi i tenxheres.

5

Nëse mezi punohet, shtoni edhe pak më tepër ujë.

6

Hiqeni brumin nga zjarri dhe shtoni djathin parmixhan, përziejini mirë dhe lërini të ftohen.

7

Shtoni dy vezët një nga një, duke përzier dhe duke i lënë kohë secilës që të tretet në përzierje.

8

Rrihni gjithçka mirë me tel vezësh.

9

Në një tavë ku keni shtruar letër furre, vendosni me një lugë të thjeshtë ose lugë akulloresh topa nga përzierja.

10

Vendoseni tavën në furrë me 200 gradë, për 15-20 minuta. Pufkat do të fryhen gjatë pjekjes.

11

Shërbejini pufkat të ftohta!

Lini një koment