Sugjerojmë:

Pse duhet të bëni më shpesh dush me ujë të nxehtë

Një ndër sekretet e shumta të grave japoneze për rininë e tyre që bie në sy, është edhe zhytja në banjo të nxehta. Qofshin këto banjo në pranverë apo dimër.

Sigurisht fjala është për banjot terapeutike që natyralisht kanë ujëra të nxehtë. Mineralet që gjendet në këto ujëra ju ndihmojnë të qetësoni nervat, të hiqni qafe problemet me lëkurën, do ju çlirojë nga stresi dhe njëkohësisht do ju bëjë të ndiheni më të rinj.

Por nëse nuk mund të shkoni dot deri në këto vende, si për shembull në vendin tonë tek Benjat e Përmetit, ju mund të bëni dush të nxehtë edhe në shtëpinë tuaj.

E mira do ishte të kishit një vaskë. E mbushni të gjithën me ujë aq sa e duron trupi juaj dhe i bashkangjisni vajëra esencialë, si psh ai i livandos.

Ky dush do ju ndihmojë të zvogëloni inflamacionin, përmirëson cilësinë e gjumit dhe madje djeg kaloritë shtesë./neps.al 

Lini një koment