Produkte bio dhe ushqime artizanale për të lëpirë gishtat: Gaja&Whiskey i bashkohet Snapfood
Një tjetër restorant i është bashkuar së fundmi familjes së madhe të Snapfood duke shtuar larmishmërinë e pjatave super të shijshme që mund të gjeni në aplikacion. “Gaja&Whiskey” është emri më i ri në listën e Snapfood që me siguri do të shndërrohet në një nga të preferuarit tuaj për dy arsye shumë specifike:
Së pari, gatimet e tyre të bëjnë të të shkojë goja lëng vetëm duke i parë e jo më duke i provuar.
Së dyti, produktet që ata përdorin e specifikisht mishi është bio, cka do të thotë se do të mund të shuani urinë dhe nepsin pa pikëpyetje që lidhen me origjinën e produkteve që po konsumoni.
Në “Gaja&Whiskey” do të gjeni një mori pjatash të larmishme të gatuara me të njëjtin përkushtim, si ato të gatuara në shtëpi. Specialiteti i tyre: Mishi!
Mishi i përzgjedhur i viҫit dhe i qingjit me origjinë nga alpet shqiptare gatuhet me mjeshtëri nga kuzhinierët e “Gaja&Whiskey” për të ruajtur jo vetëm vlerat ushqimore por edhe aromën spektakolare, që i bën këto pjata unike.
Jo më pak të rëndësishme janë gjellërat e shijshme tradicionale shqiptare apo hamburgerët me qofte artizanale. Një parajsë për adhuruesit e ushqimit të mirë.
Kushtojini të paktën gjysmë ore në ditë aktivitetit fizik, të përshtatshëm si për humbjen e peshës ashtu edhe për zgjatjen e jetës suaj. Aktiviteti fizik, në fakt, e bën atë më të lehtë nga shumë këndvështrime, si dhe promovon...
Për shumicën prej nesh është bërë tepër e vështirë (thuajse e pamundur) të gatuash në shtëpi për shkak të kohës së kufizuar dhe impenjimeve të shumta. Po, të ndjejmë kur thua se ta do shpirti të hash diçka të...
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Lini një koment