Sugjerojmë:

Prisni! Me këtë metodë lëkura nuk do t’ju irritohet pas depilimit

Irritimi i lëkurës pas depilimit përbën një nga problemet më shqetësuese të femrave, sidmos gjatë sezonit të verës. Pavarësisht se mund të keni provuar metoda të ndryshme depilimi prapë është e pamundur të shmanget terësisht skuqja e zonës së depiluar.

Ne kemi gjetur një mënyrë të thjeshtë, ku me disa produkte që i keni në shtëpi mund ta shmangni këtë problem.

Ja receta:

  • 1 lugë gjelle aspirinë e shtypur
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle mjaltë

UDHËZIMET

1. Shtypni fillimisht aspirinën me një lugë. Bashkojeni me mjaltin. Shtoni pak nga pak vajin e ullirit.
2. Përhapeni në zonën e irrituar dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.
3. Pastrojeni në fund zonën me pambuk ose peshqir të lagur me ujë të ngrohtë.
4. Rezultati do të duket menjëherë pas veprimit të përbërësve që kur bashkohen së bashku veprojnë për të qetësuar lëkurën.

Lini një koment