1.Pastroni petalet e trëndafilave, copëtojini me duar dhe më pas hidhini në një enë. Lagini me lëngun e një limoni dhe shtojuni ujë të ftohtë aq sa t’i mbulojë.
2.Lërini gjithë natën të pushojnë, më pas kulloni lëngun dhe lërini mënjanë petalet.
3.Në një tenxhere, shtoni pak ujë dhe bashkojeni me sheqerin. Vendoseni në zjarr që të shkrihet sheqeri dhe më pas të fillojë të ziejë. Pas 10 minutash shtoni lëngun e limonit tjetër, ujin e kulluar nga petalet, vaniljen dhe petalet e trëndafilave.
4.Përziejini mirë dhe lërini në zjarr për 25-30 minuta, duke i përzier shumë shpesh. Reçeli është gati nëse kur e vendosni një pikë në pjatë, mezi rrëshqet.
5.Hidheni reçelin nëpër kavanozë dhe prisni të ftohet para se t’i mbyllni. Është shoqërues i mirë për bukën me gjalpë, por edhe për të shoqëruar mishin e pjekur.
Çokollata është një nga ëmbëlsirat më të dashura në botë dhe sot, më 7 korrik, feston ditën e saj. Pavarësisht nëse preferoni çokollatën e zezë, me qumësht apo të bardhë, kjo është arsyeja perfekte për t’i dhuruar vetes një...
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Lini një koment