Sugjerojmë:

Pore të bllokuara? Ja dy maska natyrale që ju vijnë në ndihmë

Poret e hapura, mbiprodhim i yndyrës dhe pikat e zeza janë disa nga shqetësimet më të shpeshta që mund të kemi këtë periudhë me lëkurën.

Neps ka dy sugjerime maskash për ju që përgatiten lehtësisht në kushtet e shtëpisë.

Maska e parë

Ju nevojitet:

  • 1 e bardhë veze
  • ½ lëng limoni

Udhëzime:

  • Rrihni si fillim të bardhën e vezës derisa të bëhet krejtësisht shkumë.
  • Më pas shtoni lëngun e limonit, e përzieni edhe njëherë dhe më pas e aplikoni maskën në fytyrë.
  • Pas 15 minutash e pastroni me një peshqir të pastër dhe lajeni fytyrën me ujë të bollshëm.

Maska e dytë

Ju nevojitet:

  • 1 lugë gjelle qumësht
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  • I përzieni të dy përbërësit dhe aplikojeni tek pikat e zeza. E lini maskën të thahet për 10-15 minuta dhe më pas e hiqni.
  • Pasi keni provuar këto dy maska, në fund pasi e keni larë fytyrën, aplikoni disa pika lëng limoni. Kjo do të ndihmojë për të mbyllur poret tuaja.

Gjithashtu mos e mbingarkoni fytyrën tuaj me kimikate, sepse kështu lëkura juaj do të ketë tendencën të prodhojë gjithnjë e më tepër yndyrë./neps.al 

Lini një koment