1 spec të verdhë, të pastruar dhe të prerë në copa
1 kungull i njomë, i prerë në feta të trasha
1 qepë e kuqe, e prerë në copa
225 gr miell që fryhet vetë
2 lugë gjelle vaj ulliri, plus 1 lugë
5 lugë gjelle salcë domatesh të freskëta
50 g cheddar, i grirë
Ngrohni furrën në 220 gradë. Vendosni specin, kungullin e njomë dhe qepën e kuqe në një tavë të madhe që nuk ngjit dhe spërkatni me 1 lugë vaj ulliri. Kriposini mirë dhe trazojini. Piqeni në furrë për 20 minuta derisa të zbuten dhe të fillojnë të marrin ngjyrë kafe. Lërini mënjane.
Ngroheni grilën në nxehtësi mesatare. Kriposeni mirë miellin dhe në një tas të madh e përziejmë me vajin e mbetur dhe 4-5 lugë ujë për të formuar një brumë të butë. Përziejini shkurtimisht, më pas hapeni në një sipërfaqe të lyer me miell në një diametër të përafërt 20 cm.
Transferoni brumin në një tigan të madh që nuk ngjit e që përdoret dhe në furrë dhe skuqeni në nxehtësi mesatare për 5 minuta, derisa pjesa e poshtme të fillojë të skuqet. Kthejeni dhe gatuajeni edhe për 5 minuta të tjera. Përhapeni salcën e domates mbi bazën, shpërndani mbi të perimet e pjekura, më pas spërkatni me cheddar. Piqeni në grilë për 3-4 minuta derisa djathi të shkrihet. Shërbejeni menjëherë, të prerë në feta, me një sallatë të madhe jeshile.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento