Pite të mbushura me djathë e proshutë

Pite të mbushura me djathë e proshutë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 500 gram miell
  • 1 kokërr vezë
  • 250 gr djath të bardhë
  • 150 gr proshutë
  • 1 kokërr domate
  • 250 ml ujë
  • 2 speca
  • Kripë, piper
  • 1/4 lugë kafe sodë buke

Udhëzimet

1

Në një tas kombinoni miellin, sodën e bukës, kripën dhe trazojini. Shtoni vezën, ujin dhe punojeni mirë masën.

2

E mbuloni brumin dhe e lini të pushojë për 20-30 minuta.

3

E ndani në toptha të vegjël dhe i hapni me okllai.

4

Ndërkohë në një enë të pastër kombinoni proshutën e prerë në kubik, specat e prerë imët, domatet pasi i keni hequr lëkurën dhe farat, kripën dhe piperin.

5

I trazoni mirë dhe mbushni pitet me nga një lugë gjelle nga kjo masë.

6

Skuqni pitet në një tigan me vaj. Kujdesuni që të skuqen mirë nga të dyja anët.

7

I lini të ftohen pak dhe pas kësaj mund t'i shijoni!

Lini një koment