Sugjerojmë:

Pite e shpejtë me presh e kos

Pite e shpejtë me presh e kos

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Kjo është një nga ato recetat e thjeshta, me përbërës që gjenden kudo dhe që nuk rëndojnë xhepat tanë. Çfarë po pret për të nisur nga puna?

Ingredientët

  • 1 kg presh
  • 1 tufë qepë të njoma
  • 1 tufë majdanoz
  • 200 gram djath i bardhë
  • 3 kokrra vezë
  • kripë dhe piper i zi
  • 1/2 gotë qumësht
  • 250 gram miell misri
  • 250 gram miell gruri
  • Pluhur pjekës
  • 1 gotë kos
  • 1 gotë ujë i gazuar
  • 2 filxhan kafeje vaj ulliri

Udhëzimet

1

Pastrojmë preshin dhe qepët dhe i presim për së gjati dhe më pas i presim hollë. Vendosim tiganin me tre lugë gjelle vaj ulliri dhe i kavardisim derisa preshët të zbuten. Ndërkohë që po gatuhen, bashkojmë në një tas miellin e grurit me miellin e misrit dhe pluhurin pjekës dhe i përziejmë mirë me kripë.

2

Në mes të miellit në tas bëjmë një gropë dhe shtojmë në të 2 vezë të plota, plus kosin, ujin e gazuar dhe vazhdojmë të përziejmë mirë derisa të formohet një brumë që bie butë nga luga, pak më i trashë se brumi i krepave.

3

Largojmë preshin nga zjarri dhe i vendosim në një tas. Shtojmë gjysmë gote qumësht, vezët dhe i përziejmë mirë, shtojmë djathin e thërmuar, kripë, piper të zi dhe majdanoz të grirë hollë.

4

Lyejmë tepsinë me yndyrë dhe shpërndajmë brumin duke e niveluar si shtresë të hollë në tepsi. Lugë-lugë shpërndajmë preshin dhe e nivelojmë mirë atë.

5

Si të kemi niveluar mirë preshin, e spërkatim shumë hollë me brumin e mbetur dhe në fund e nivelojmë të gjithë sipërfaqen me duar dhe e fusim në furrë për 50 minuta, në temperaturë 200 gradë. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga: shqiptarja.com

Lini një koment