Sugjerojmë:

Pikante, por me shumë shije. Ja receta e sallatës së famshme libaneze me patate

Pikante, por me shumë shije. Ja receta e sallatës së famshme libaneze me patate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Receta e kësaj sallatë është shumë e famshme në Lindjen e Mesme. Përbërësi kryesor? Patatet. Sekretet e tjera i zbuloni hap pas hapi në recetë...

Ingredientët

  • 3 patate të vogla
  • 1 tufë borzilok i freskët
  • 1 lugë kafe kripë
  • 4 thelpi hudhra të copëtuara
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • ¼ filxhan me lëng limoni
  • 1 lugë gjelle spec i kuq pluhur (djegës)
  • Vaj luledielli për skuqje

Udhëzimet

1

Qëroni patatet dhe i prisni në kubikë. Prisni imët borzilokun.

2

Në një tigan me vaj të nxehur skuqni patatet.

3

Kur patatet të jenë drejt fundit, në një tigan tjetër skuqni me një lugë gjelle vaj ulliri, hudhrën, borzilokun, specin e kuq, kripën dhe lëngun e limonit. I përzieni mirë dhe vazhdimisht në mënyrë që mos t’i digjni.

4

Sapo patatet të jenë gati i kaloni në një tas dhe sipër i shtoni salcën që sapo përgatitët.

5

I përzieni me ngadalë për 3-4 minuta derisa patatet të jenë marinuar mirë. Sallata është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment