Sugjerojmë:

Picë me perime, perfekte për të vegjëlit e shtëpisë!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 1 petë për pica (brumi i gatshëm)
  • 2 lugë gjelle salcë domateje
  • 4 kërpudha Champignon
  • Disa gjethe borziloku
  • Disa gjethe majdanozi
  • 2 gjethe sallatë jeshile
  • 2 lugë gjellë vaj të aromatizuar
  • 1 patëllxhan
  • 1 kungull jeshil
  • 1 domate e vogël
  • 1/4 spec jeshil
  • 1/4 spec i kuq

Udhëzimet

1

Hapim brumin e picës në një tavë dhe e pjekim në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë.

2

Marinoni të gjitha perimet e prera në feta me vajin e aromatizuar dhe me pak kripë.

3

Presim sa të nxehet mirë tigani i skarës dhe më pas kalojmë në të perimet për pak sekonda.

4

Hapim salcën e domates mbi brumin e picës dhe shtrojmë perimet e marinuara.

5

Shtojmë gjethet e borzilokut, majdanozit dhe sallatën e grirë.

6

E pjekim picën për 10 minuta në temperaturën 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment