Sugjerojmë:

Petulla me kungulleshka

Petulla me kungulleshka

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Kur bëhet fjalë për petullat, shpesh na vjen në mend një raport kontrovers dashuri-urrejtje…dikush i do në furrë, dikush të fërguara, dikush në version të ëmbël, dikush i adhruon, por nuk di t’i shijojë… Sot do të përgatisim recetën e petullave me kungulleshka që do t’ju bëjnë për vete që në pamje të parë. Janë të shkëlqyera si antipastë ose për të bërë një buffet.

Ingredientët

  • 400 gr kungulleshka
  • 50 gr djathë parmixhano i grirë
  • 250 gr miell 00
  • 2 gr maja e freskët birre
  • 225 gr ujë në temperaturë ambienti
  • 10 gr kripë e imët
  • Vaj për skuqje

Udhëzimet

1

Lani dhe thani kungulleshkat dhe grijini me një rende, nga ana e vrimave të mëdha. Sistemojini në një enë dhe lërini të kullojnë për 30 minuta në mënyrë që të humbasin ujin e tyre. Ose mund t’i shtrydhni mbi një pecetë t’u largohet uji.

2

Në një enë të madhe qelqi shtoni miellin e situr me majanë e thatë dhe përziejini me një lugë druri, më pas shtoni ujin gradualisht duke përzier vazhdimisht për të shmangur formimin e kokrrizave. Shtoni kripën e imët dhe parmixhnon e grirë duke vazhduar t’i përzieni me forcë. Në këtë pikë, brumi do të jetë më i trashë. Në fund shtoni kungujt e grirë të përzier mirë.

3

Mbulojeni më pas tasin me qesqe plastmasi dhe lëreni të vijë për 3 orë në temperaturë 26-27 gradë Celsius, për shembull brenda në furrë me dritën ndezur. Pas tre orësh, brumi do të ketë ardhur dhe do të ketë shfaqur flluska.

4

Nxehni vajin në një tigan dhe kur të arrijë temperaturën 170 gradë, hidhni brumin me anë të një lugë dhe skuqini petullat.

5

Skuqini për 3-4 minuta, kthejini nga ana tjetër dhe kur të jenë me ngjyrë të artë, transferojini në një letër kuzhine për t’u thithur vajin e tepërt. Shtojuni kripë dhe shërbejini të nxehta.

Lini një koment