Sugjerojmë:

Peta-muffins të pjekura me spinaq dhe proshutë, një mëngjes fantastik për këto ditë dhjetori

1 pako peta frigoriferi
4 vezë të mëdha
3/4 filxhan krem
1 pako spinaq
1/3 filxhan proshutë e tymosur e copëtuar imët
2 qepë të njoma
1 lugë kopër e freskët
2 lugë mustardë
Kripë dhe piper i zi

1.Ngroheni furrën në 175 gradë C.

2.Bëjini petat role dhe pritini në raunde të vogla.

3.Vendosini raundet mbi tava për muffns të lyera me pak vaj sipër.

4.Ndërkohë, tundni së bashku vezët, kremin, spinaqin, proshutën, qepën, koprën, mustardën, 1/2 lugë çaji kripë dhe 1/4 lugë çaji piper.

5.Vendoseni përzierjen me lugë sipër raundeve duke e ndarë në mënyrë të barabartë.

6.Piqini  22 – 25 minuta.

7.Shërbejini të ngrohta.

Lini një koment