Sugjerojmë:

Peshk i marinuar me krem molle

300 gr peshk shpatë
1 kokërr mollë jeshile
5 gr piper i kuq (kokërr)
Nenexhik (për dekor)
Kripë
Piper i zi

1.Filetojmë peshkun shpatë.

2.Në një tas shtrydhim një limon dhe marrim lëngun e një molle.

3.I bashkojmë të dyja, shtojmë pak kripë, piper të zi dhe piperin rozë, në fund pak vaj ulliri.

4.E përziejmë gjithë salcën për rreth 5 minuta që të përftojmë një shije të mirë.

5.Më pas shtrojmë në një tas filetën e peshkut.

6.I hedhim salcat, e vemë për 5 minuta në frigorifer dhe më pas e shërbejmë me gjethe menexhiku dhe kuba akulli.

Lini një koment