Përse nuk duhet t’i pastrojmë shpesh duart me letra të lagura
Letrat e lagura mund të na shpëtojnë në shumë raste, por ato nuk janë fare miqësore me mjedisin. Shumica e këtyre letrave, përmbajnë plastikë gjë që bën që rruga e tyre të jetë drejt oqeanit.
Më pas ato konsumohen nga krijesa detare të cilat i ngatërrojnë për kandil deti dhe përfundojnë kështu duke ngordhur.
Nga ana tjetër shumë njerëz i hedhin ato në tualet duke shkaktuar bllokim të kanalizimeve pasi shpërbëhen lehtësisht.
Letrat e kësaj natyre përllogariten të jenë 93% e materialit që shkaktojnë bllokime të kanalizimeve.
Nëse nuk mund të hiqni dot prej tyre, të paktën zgjidhini të një cilësie të lartë, pasi për shkak të kimikateve të rrezikshme që përmbajnë mund të shkaktojnë skuqje të lëkurës kur përdoren./neps.al
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment